Balla: Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit

Balla

Balla

Automjetet luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA.

Ndërkohë që prona të konfiskuara të krimit apo korrupsionit do të përdoren nga shteti për nevoja të caktuara dhe nuk do të nxirren në ankand.

“Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit”, thekson ministri Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.