Balla me homologun italian: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim homologun italian Mateo (Matteo) Piantedosi me të cilin ka diskutuar në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
Balla ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe integrimin europian.
“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.
Ministri Piantedosi ka mbërritur në Shqipëri një diteë më parë për të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.