Balla me zv.drejtorin e Policisë italiane: Intensifikojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektin Raffaele Grassi.
Në fokus të takimit mes tyre ishte diskutimi mbi intensifikimin e bashkëpunimit me Policisë italiane, Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
“Do të intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektin Raffaele Grassi”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.