Balla mirëpret Sveçlën: Bashkëpunim i shkëlqyer në luftën kundër krimit

balla zvecla
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur këtë të shtunë ( 28 tetor) homologun nga Kosova, Xhelal Sveçla.
Balla vlerëson se falë marrëveshjeve të arritura në fushën e mbulimit të dy ministrive, sot ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes palëve.
“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla.
Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj”, shkruan Balla.
