Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka kërkuar nga Policia e Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe parandaluese për dhunën ndaj grave dhe vajzave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se duhet të miratohen sa më shpejt ndryshimet ligjore që adresojnë rreziqet e dhunës online.
Reagimi i ministrit Balla erdhi pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kamzë, ku një 27-vjeçare u vetëvra, pasi iu publikuan foto intime në “Tik Tok” nga 39-vjeçari me inicialet A.Ç. i cili u arrestua nga Policia e Tiranës.
“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetaseje”, shkruan Balla.
“I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt”, nënvizon Balla.
“Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, përfundoi Balla.
Më herët, Policia e Tiranës sqaroi se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.
Është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.Aktorja ka…
Sot është Dita Botërore e Kafshëve Ujore dhe kremtohet si e tillë prej vitit 2020,…
DashiShanset janë të mëdha për realizimin e një prej projekteve tuaja. Duhet të keni intensitetin…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë…
Serbia zyrtare mund të mos njohë Kosovën, por flamuri i saj sot është është në…
Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.…
This website uses cookies.