Balla në DASH takim me Robinson: Prioritet, lufta ndaj krimit të organizuar e narkotikëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, është takuar të premten në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington me ndihmëssekretarin e Shtetit, Todd D. Robinson.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla ndau detaje nga takimi, ndërsa theksoi se prioritet i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA është lufta ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Balla po ashtu theksoi dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane, përfshirë DEA, INL dhe ICITAP.

“Mirëpresim mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA,” shkroi Balla. Ai theksoi se “lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike mbetet një prioritet kryesor”.

Sipas tij, “goditjet kundër grupeve kriminale po intensifikohen çdo ditë falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”.

Balla thekson se përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të intensifikohen, në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit.

Ministri i Brendshëm mbyll njoftimin duke theksuar se Shqipëria dhe SHBA janë pjesë e Koalicionit Global kundër kërcënimit të Drogave Sintetike, duke koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdoruesit e tjerë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.