Balla në Uashington, takon Moolennar: Ekspertizë amerikane për rrjetet sociale

Ministri i Brendsëhëm Taulant Balla ka takuar në Uashington kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan John Moolennar ku është diskutuar mbi keqpërdorimin e rrjeteve sociale dhe verifikim të moshës së përdoruesve të internetit. 

Sipas Ballës, ekspertiza amerikane do të ndihmojë për kontrollin më efikas të internetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri. 

Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online. 

Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët”, nënvizoi ministri i Brendshëm pas takimit me zyrtarin amerikan.

Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore, për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore.

Kongresmeni Moolenaar është një zyrtar i njohur dhe mik i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Michigan.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.