Balla përgëzon forcat RENEA për rezultatet
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar rolin e repartit “RENEA”, për angazhimin dhe rezultatet e arritura në misionin e tyre.
Ndërsa ka publikuar një video, ku takohet me forcat speciale të “Renea-s”, Balla, kujton dhe angazhimin e këtij reparti në garat me forcat homologe në Dubai.
“Përgëzime djemve të “RENEA” për rezultatet e tyre në çdo mision, por edhe në garat me forcat homologe “UAESWAT challenge”, shkruan Balla.