Balla: Po godasim grupet kriminale që kultivojnë dhe shpërndajnë drogë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se Policia e Shtetit po vijon të godasë grupet kriminale që godasin dhe veprimtaritë kriminale që kultivojnë dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Duke iu referuar operacionit kombëtar të nisur nga Policia e Shtetit përgjatë këtij muaji janë vendosur në pranga 25 persona dhe janë asgjësuar rreth 12 mijë bimë narkotike.
“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht grupet dhe veprimtaritë kriminale që lidhen me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Falë operacionit kombëtar “Fokusi” gjatë Tetorit 2023 janë arrestuar/proceduar 25 persona dhe janë asgjësuar 11.729 bimë narkotike cannabis sativa. Janë zbuluar gjithashtu veprimtari kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike në mjedise të mbyllura”, shkruan në reagimin e tij ministri i Brendshëm, Taulant Balla.