Balla pret delegacionin e nivelit të lartë saudit, në fokus, zhvillimi i kapaciteteve të Policisë së Shtetit

ballaa saudit

ballaa saudit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur këtë të martë (7 nëntor) në një takim, një delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, me të cilin u biseduan çështje të bashkëpunimit në fusha që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmin e dhunshëm, përfshirë krimet kibernetike.

Balla trajtoi edhe çështje të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve si dhe për mundësitë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve tona të Policisë së Shtetit.

Pas takimit të zhvilluar, ministri shkruan në rrjetet sociale ku thekson se intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ka sjellë një bashkëpunim më të ngushtë midis agjencive tona ligjzbatuese, e dëshmuar edhe me vizitën e delegacionit të sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

“Diskutuam mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit, përfshi krimet kibernetike, terrorizmin apo dhe ekstremizmin e dhunshëm në funksion të rritjes së sigurisë në vendet dhe rajonet tona.

Mbështetja e Arabisë Saudite në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit me ekspertizën dhe teknologjinë përkatëse, ishte në fokus të takimit me përfaqësuesit në fushën e sigurisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite”, nënvizoi Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.