ballaa saudit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur këtë të martë (7 nëntor) në një takim, një delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, me të cilin u biseduan çështje të bashkëpunimit në fusha që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmin e dhunshëm, përfshirë krimet kibernetike.
Balla trajtoi edhe çështje të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve si dhe për mundësitë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve tona të Policisë së Shtetit.
Pas takimit të zhvilluar, ministri shkruan në rrjetet sociale ku thekson se intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ka sjellë një bashkëpunim më të ngushtë midis agjencive tona ligjzbatuese, e dëshmuar edhe me vizitën e delegacionit të sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
“Diskutuam mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit, përfshi krimet kibernetike, terrorizmin apo dhe ekstremizmin e dhunshëm në funksion të rritjes së sigurisë në vendet dhe rajonet tona.
Mbështetja e Arabisë Saudite në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit me ekspertizën dhe teknologjinë përkatëse, ishte në fokus të takimit me përfaqësuesit në fushën e sigurisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite”, nënvizoi Balla.
Investimet në institucionet arsimore në Shkodër vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë…
Për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pritet të ofrojë 14…
Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë i akuzuar pë vjedhje. Kështu, Specialistët për…
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur për…
Senati italian ka miratuar marrëveshjen e njohjes së pensioneve me Shqipërinë. Një përpjekje disavjeçare është kurorëzuar me…
Partia Demokratike ka prezantuar sot (10 mars) koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e cila përbëhet…
This website uses cookies.