Balla pret Drejtorin e Agjencisë së BE kundër Drogës: Shqipëria, partner i angazhuar fuqimisht në luftën kundër narkotikëve

Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve.

Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me Drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

Gjatë bashkëbisedimit, mbajtur në Ministrinë e Brendshme, ata folën mbi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta. 

“EMCDDA po mbështet Shqipërinë ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm”, theksoi ministri Balla pas takimit. 
 
Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitetet kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. 

Ndërkohë Policia e Shtetit po vijon çdo ditë goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në kuadër të operacionit kombëtar “Territori i Pastër”, e vetëm gjatë muajit maj janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë narkotike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.