Categories: AktualitetLajme

Balla pret Drejtorin e Agjencisë së BE kundër Drogës: Shqipëria, partner i angazhuar fuqimisht në luftën kundër narkotikëve

Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve.

Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me Drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

Gjatë bashkëbisedimit, mbajtur në Ministrinë e Brendshme, ata folën mbi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta. 

“EMCDDA po mbështet Shqipërinë ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm”, theksoi ministri Balla pas takimit. 
 
Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitetet kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. 

Ndërkohë Policia e Shtetit po vijon çdo ditë goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në kuadër të operacionit kombëtar “Territori i Pastër”, e vetëm gjatë muajit maj janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë narkotike.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Sauditët e “mbulojnë” me ar, Verstapen zgjedh Aston Martin

Toto Volf i Mercedesit e kërkonte prej kohësh, por në të ardhmen e Maks Verstapen…

17 hours ago

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen më 23 prill

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale…

17 hours ago

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mbledhja e radhës më 19 prill

Dështon për të dytën herë seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkak është bërë…

17 hours ago

Qato: Vllaznia synon titullin kampion – Futbolli, noti, çiklizmi, basketbolli, në “Studio Sport” RTSH Shkodra

Klinti Qato, mesfusori i kuqebluve që po spikat në formacionin e Vllaznisë, është optimist për…

18 hours ago

“Të shpëtosh një jetë… e ke në gjak” – Në fokusin e fushatës sensiblizuese, personat  talasemikë

“Të shpëtosh një jetë… e ke në gjak”, kështu u emërtua dita sensibilizuese për dhurimin…

18 hours ago

Dashuri pa kushte për “katërputrakun” – Qenushi antistres i zonjës Vjollca, një histori përkushtimi

Prej më shumë se një viti e gjysmë, ky katërputrak është bërë pjesë e pandashme…

19 hours ago