Balla: Prioritet i qeverisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  do të vijojë të jetë prioritet për qeverinë shqiptare.

Në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Balla tha se Shqipëria ka bërë përparim përmes reformave të ndërmarra, duke veçuar reformën e gjyqësorit, për të cilën theksoi se po jep rezultat.

Takimi i ditës së sotme shënon një gurë të rëndësishëm ashtu si Shqipëria ka kaluar nga faza e monitorimit në fazën e pas monitorimit. Është bërë përparim shumë i madh në këto vite, por është dhe një moment për të kujtuar edhe përgjegjësitë tona. Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës ka qenë një gurë themeli për udhëtimin tonë demokratik. Reformat e gjyqësorit, duke përshirë procesin e vetingut, kanë treguar që janë shumë të rëndësishme në rritjen e integritetit dhe efikasitetit të sistemit tonë të drejtësisë.

Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijon të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare. Institucione ë specializuara si SPAK, BKH, janë krijuar dhe po japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Vizioni ynë që Shqipëria të antërësohet në BE deri në vitin 2030 është përkthyer në plane pune, detyra e përgjegjësi dhe afate kohore për çdo institucion. Parlamenti ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë ambicie. Janë 761 rekomandime nga Komisioni Europian, nga të cilat 390 kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, tha ai.

Balla përmendi edhe Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin, duke e konsideruar si një mekanizëm “të domosdoshëm” për të ndaluar çdo përpjekje dezinformomi nga jashtë. Teksa mirëpriti kritikat dhe debatin, Balla tha se ato duhet  të mbështeten në fakte dhe jo te “manipulimi dhe konflikti i panevojshëm”.

Kemi krijuar Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin që ka provuar të jetë një mekanizëm i nevojshëm për të koordinuar përpjekjet e vendit tonë për çdo përpjekje dezinformimi që vjen nga jashtë. Kritika dhe debati janë shumë të rëndësishme në një vend demokratik dhe duhet të mbështeten në fakte dhe jo te manipulimi dhe konflikti i panevojshëm. Shqiptarët janë të lodhur nga politikat e konfliktit dhe ndarjes. Duan politika që ndërtojnë dhe krijojnë mundësi. Këto reforma që ne po ndërmarrim shtrojnë rrugën për rolin e Shqipërisë si një anëtar proaktiv në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.