Balla: Punojmë çdo ditë me Interpol për gjetjen e personave në kërkim
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ndalimin dhe ekstradimin e një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër personit.
Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, Interpol Tirana dhe Seulit si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), për bashkëpunimin.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
“GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Përgëzime Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Interpol Tirana dhe Seulit si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), për bashkëpunimin, koordinimin dhe finalizimin me sukses të ndalimit dhe ekstradimit të një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër personit”, shkruan Balla.