Balla: Rënie drastike e numrit të vrasjeve, më e dukshmja në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi sot në komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, i cili ndër të tjera garanton rritjen e forcës reaguese dhe parandaluese të Policisë së Shtetit

Balla theksoi se ka përmirësim drastik sipas statistikave mbi indikatorët e punës së Policisë së Shtetit.

Kjo sipas tij, e dëshmuar përmes indikatorëve të luftës kundër kriminalitetit që kanë pasur përmirësim drastik, më i miri në gjithë historinë 33-vjeçare.

Balla solli në vëmendje statistikat lidhur me veprën penale të “vrasjes me dashje”, ndërsa informoi se në vitin 2012 ka pasur 125 vrasje ndërsa sot ka një rënie drastike në 35 vrasje”.

“Kjo është një rënie drastike, më e dukshmja në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.

Duke folur për aksidentet rrugore, ministri theksoi se pavarësisht shumëfishimit të numrit të mjeteve që lëvizin në Shqipëri në këto vite, pasi jo vetëm janë shumëfishuar mjetet nga shqiptarët, por edhe ata që zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik, bie në sy përgjysmimi i humbjes së jetëve për shkak të aksidenteve rrugore.

“Në rast se në 2012 ishin 334 jetë të humbura, kemi 191 jetë të humbura në vitin 2023, ndërsa trendi zbritës është thelluar dhe pritshmëritë janë shumë pozitive për vitin 2024”, tha Balla.

Elementi i tretë,sipas tij ka të bëjë me besueshmërinë e publikut ndaj Policisë së Shtetit.

“Nëse në vitin 2013, 1 në 3 persona besonte te Policia, sot jemi në 72%. Sot, 7 në 10 persona në Shqipëri e shohin policinë si institucionin më të mirë në vend”, tha ai.

Balla theksoi po ashtu se projektligji i ri i “Policisë së Shtetit” mundëson thellimin e  bashkëpunimit të policisë me Agjencitë apo palët e aktorët e tjerë të interesit.

“Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi. Sfidat e rendit dhe të sigurisë nuk janë më ato të 10 viteve më parë. Jetojmë në një moment të ri sfidash. Një element është thelbësor, numri tejet i lartë i vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë. Nëse kishim 10 milionë të huaj në vitin 2023, dhe 2.8 milionë mjete me targa të huaja, në vitin 2024 pritshmëritë janë më të larta. Atëherë na duhet të përgatisim Policinë e Shtetit për sfidat e reja, si krimi kibernetik, marrëdhënia me komunitetit, dhunën me bazë gjinore, seksuale, etj”, tha Balla.

Nisma,sipas tij, “ishte një hap i rëndësishëm sepse ka të bëjë më angazhimin, pa dallime politike, në rrugën drejt anëtarësimit drejt BE, për detyrimet për forcimin e shtetit të së drejtës”.

“Kjo nismë forcon kapacitetet e Policisë së Shtetit, në fushën e rendit e sigurisë, me luftën kundër krimit në vend, ndërkufitar dhe në nivel ndërkombëtar. Pr/ligji që keni para është një sipërmarrje e përgjegjshme e iniciuar në shtator 2023. Procesi i hartimit të tij i është nënshtruar një qasje të strukturuar e shtrirë në kohë. Janë analizuar bazat ligjore të disa vende si Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë etj., me eksperienca të ngjashme të organizimit të ngjashëm të shtetit. Ka kaluar një proces konsultues edhe me institucione të pavarura dhe organizata të shoqërisë civile etj”, tha Balla.

Po ashtu, ministri theksoi se iniciativa ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe institucioneve të pavarura.

“Ligji përmirëson organizimin e Policisë së Shtetit, proceset dhe procedurat e brendshme, garanton ecjen në karrierë të punonjësve të Policisë. Legjislacioni aktual nuk i ka dhënë mundësitë reale të bëjnë një karrierë të pandikuar nga aktorë të tjerë, veç meritokracisë. Ndaj kemi ardhur sot në Kuvend, kërkojmë të marrim mbështetjen tuaj se përafrojmë karrierën brenda PSH me standardet më të mira të BE. Përmirësojmë rekrutimin, duke rregulluar një gabim në heqjen e sistemit ‘Bachelor’. Ligji përmirëson emërimet në pozicionet drejtuese”, tha Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

3 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

3 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

3 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

3 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

4 hours ago

This website uses cookies.