Balla: Ristrukturojmë Gardën, ftoj të rinjtë 19-30 vjeç të bëhen pjesë e misionit

Balla Ristrukturojme Garden

Balla Ristrukturojme Garden

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë të ditur se ka filluar ristrukturimi i Gardës së Republikës. Për këtë arsye, ministri Balla ka ftuar çdo të ri apo e re, “të moshës 19–30 vjeç të bëhet pjesë e  konkurrimit për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor

Sipas ministrit Balla Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit.

Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurrimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor”, theksoi Balla. 

Balla ka shpjeguar se çdo i ri apo e re e moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024.

Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.  Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet, Tiranë”, është shprehur Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.