Balla Ristrukturojme Garden
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë të ditur se ka filluar ristrukturimi i Gardës së Republikës. Për këtë arsye, ministri Balla ka ftuar çdo të ri apo e re, “të moshës 19–30 vjeç të bëhet pjesë e konkurrimit për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor”
Sipas ministrit Balla Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit.
“Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurrimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor”, theksoi Balla.
Balla ka shpjeguar se çdo i ri apo e re e moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024.
“Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike. Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet, Tiranë”, është shprehur Balla.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…
Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…
Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…
Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…
Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…
This website uses cookies.