Categories: LajmePolitikë

Balla: Rritet numri i shërbimeve online në Gjendjen Civile, kursejmë kohë dhe para

Qeveria ka vendosur që të rrisë numrin e shërbimeve ndaj qytetarëve që ofrohen online në gjendjen civile. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ky shërbim do të kursejë kohë dhe para për qytetarët.

“Thellimi i reformës për sistemin e  gjendjes civile. Dy javë më parë komunikova ndryshimet  e bëra për sistemin e adresave, ndërsa gjendja civile me këto ndryshime çohet në një nivel tjetër procesi i digjitalizimit të shërbimeve që ofron duke shtura numrin e shërbimeve online dhe kjo është një ndarje e mirë mes atyre pak shërbimeve që do të mbeten në formën e tyre tradicionale dhe pjesa tjetër online duke rregulluare dhe disa problematika ligjore që lidhen me njohjen e vulës digjitale apo vlefshmërisë të këtyre dokumenteve,” tha Balla.

Duke dhënë një shembull të rëndësisë dhe lehtësive që ofrojnë shërbimet online, Balla tha se në 2 vite janë lëshuar 11.3 milionë certifikata online duke kursyer 13.2 milionë euro nga xhepat e qytetarëve.

“Gjatë dy viteve të fundit nga zyrat e gjendjes civile janë lëshuar 11.3 milionë certifikata digjitale e përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve është 13.2 milionë euro. Këtu nuk llogaritet as koha e humbur nga qytetarët. Ky revolucion digjital ka kursyer kohë, ka përshpejtuar shërbime pro edhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve. Kjo është arritja e parë dhe ne do e çojmë më tej këtë shërbim,” tha Balla.

Në fund ministri u bëri thirrje qytetarëve qe jetojnë brenda dhe jashtë vendit që të deklarojnë vendbanimet dhe vendqëndrimet pasi është detyrim ligjor.

“Tjetra lidhet një ndërthurje me çështjen e adresave. I drejtohem çdo qytetari është detyrim ligjor deklarimi vendbanimit dhe vendqëndrimit.  Në ligj në bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta bëjnë këtë gjë online përmes e-Albania. Në këtë mënyrë krijojmë një regjistër të plotë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Janë 14 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë që kanë kryer këtë detyrim. Shqipëria është sot një nga vendet kampion në Evropë për numrin e  shërbimeve online që ofrohen,” tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

3 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

3 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

3 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

3 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

3 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

3 hours ago

This website uses cookies.