Balla: Rritje e kontrolleve në territor/ Ministri i Brendshëm takim me efektivët e Komisariatit të Policisë në Mirditë
Rritje të kontrolleve në territor, ka qenë kërkesa e ministrit të brendshëm Taulant balla për efektivët e policisë së Mirditës, gjatë një takimi të organizuar pas ristrukturimit të stukturave vendore të uniformave blu. Në takimin me punonjës të komisariatit të Mirditës, ministri Balla e ka konsideruar flagrant anashkalimin e ligjit dhe rolin e policisë në ngjarjen e fundit në qendër të Rrëshenit.Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka qenë në të njëjtën linjë me ministrin e brendshëm, duke u shprehur i bindur në rikthimin e rendit dhe sigurisë publike në Mirditë.Ndryshimi i zinxhirit komandues të policisë në Mirditë, pas vrasjes së Martin Bardhit dhe plagosjen e tre personave të tjerë ngjarje e ndodhur 50 metra larg Komisariatit të Policisë, duke tronditur sigurinë publike të qytetit të vogël të Rrëshenit.