Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po transformohet

Në Ministrinë e Brendshme u organizua një takim me partnerë, me fokus mbështetjen e shërbimit zjarrfikës në vend.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shqipëri po transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE.

Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve  në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim“, nënvizoi Balla, në takimin ku morën pjesë përfaqësues të organizatave e ambasadave në Tiranë që kanë dhënë e japin kontribut në shërbimin zjarrfikës.

Ministri i Brendshëm u shpreh se duhen ngritur edhe në Shqipëri modelet e suksesshme, siç janë në Europë, të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.