Balla: Shqipëria, e certifikuar si destinacion turistik i sigurt

“Shqipëria është certifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse”, thekson ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa sjell në vëmendjen punën e zhvilluar nga Policia e Vlorës që kapi menjëherë dy personat që vodhën paratë dhe celularët e dy turistëve të huaj, në zonën e Himarës.

Ministri Balla, në një postim në rrjetet sociale, përgëzon Policinë e Shtetit, komisariatin e Himarës për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorëve dhe kthimin e sendeve të vjedhura dy turistëve të huaj.

Ministri thekson se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar një siguri të lartë publike në të gjithë territorin, duke bërë gjithçka për të ngulitur në mendjen e keqbërësve se Shqipëria është një vend i sigurt për qytetarët dhe turistët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

23 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

23 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

23 hours ago

This website uses cookies.