Balla: “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” vunë përpara përgjegjësisë penale 15 shtetas
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se dy operacionet “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” në Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Kukës, Kavajë dhe Tepelenë, kanë vënë përpara përgjegjësisë penale 15 shtetas.
Balla u ka bërë thirrje efektivëve që të rrisin vigjilenën gjatë muajit dhjetor për parandalimin e vjedhjeve, dhe përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
““Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” në Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Kukës, Kavajë dhe Tepelenë, kanë vënë përpara përgjegjësisë penale 15 shtetas.
Armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike, lëndë piroteknike dhe sende të tjera të kundërligjshme janë sekuestruar gjatë këtyre episodeve.
Megaoperacioni “Tempulli”, i ndërthurur me masat e përcaktuara në #PaketaeSigurisë në shkolla, po forcon përditë zinxhirin e sigurisë në shkolla. Ndërkohë, goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kryesisht kundër armëmbajtjes pa leje dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, po largojnë nga komuniteti, shtetas me rrezikshmëri për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Më shumë vigjilencë dhe përkushtim nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë muajit dhjetor, për të parandaluar vjedhjet, për të ndaluar përdorimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, si dhe për të garantuar parametra optimale të rendit dhe sigurisë në tërësi”, tha Balla.