Balla-Svelça: Shqipëria dhe Kosova me qendër të përbashkët trajnimi dhe pushimi për policët

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një qendër të përbashkët trajnimi dhe pushimi për punonjësit e policive. Ky projekt ka qenë në fokus të takimit mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla në Vlorë.

Qendra do të ndërtohet në një hotel të konfiskuar në Vlorë, ambientet e të cilës u vizituan nga dy ministrat.

“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime,” tha Balla.

“Lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka.  Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit”, tha Sveçla.

Hapësira e ndërtimit është mbi 3000 metra katrorë edhe është një prej pasurive të konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat me ligj vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Ministrat Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord në emër të të dy vendeve që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.