Categories: AktualitetLajme

Balla-Svelça: Shqipëria dhe Kosova me qendër të përbashkët trajnimi dhe pushimi për policët

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një qendër të përbashkët trajnimi dhe pushimi për punonjësit e policive. Ky projekt ka qenë në fokus të takimit mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla në Vlorë.

Qendra do të ndërtohet në një hotel të konfiskuar në Vlorë, ambientet e të cilës u vizituan nga dy ministrat.

“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime,” tha Balla.

“Lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka.  Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit”, tha Sveçla.

Hapësira e ndërtimit është mbi 3000 metra katrorë edhe është një prej pasurive të konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat me ligj vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Ministrat Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord në emër të të dy vendeve që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitjet për Eurovision, “Shkodra Elektronike” rikthehet në RTSH, gati për turin

"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…

3 hours ago

Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…

3 hours ago

Koçiu: 10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…

3 hours ago

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

3 hours ago

Spektakël në pushim, finalja e Kupës së Botës 2026 njësoj si finalja e Superbowl

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…

4 hours ago

This website uses cookies.