Balla takim me homologun spanjoll: Intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale

balla spanjoll2
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim homologun spanjoll Fernando Grande-Marlaska.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla nënvizon se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.
“Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan Balla.
