Balla takim me kryebashkiakun e Bajram Currit: Do ta shndërrojmë Tropojën në një destinacion të rëndësishëm

Balla takim

Balla takim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi si dhe drejtues të institucioneve vendore.

Ministri Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, investime të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2024.

Vëmendja e qeverisë ka qenë e lartë. Janë financuar një sërë projektesh, dhe do të vazhdojë të jetë mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion të rëndësishëm. Tropoja është e bekuar nga zoti, me pasuritë natyrore, me njerëz të mirë, punëtorë, t’i shfrytëzojmë këto për ta kthyer në destinacion të agroturizmit“, tha Balla.

Dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 vizitorë. Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe nga ana tjetër, hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojë.

Ambicia është që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe prandaj do të vazhdojmë të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Tropoja është një nga bashkitë me nivele shumë të ulëta kriminaliteti gjatë 2023.

Si ministër i Brendshëm do doja të dëgjoja shqetësimet tuaja, – tha Balla, duke shtuar se – Paketa e Sigurisë në shkolla mbetet prioritet kryesor, por edhe që në Alpet tona të bukura të mos shfaqet fenomeni i lëndëve narkotike, dhe çdo lloj paligjshmërie t’i japim përgjigjen e duhur“, shtoi ministri.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se Tropoja kaloi një periudhë të vështirë të 1997, që i kushtoi shumë, por sot është ndër qytetet më të qeta dhe të sigurta në vend.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.