Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin për të goditur grupet kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Spanjës, ku diskutoi çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Gjatë takimit, ministri Balla vlerësoi mbështetjen e dhënë nga pala spanjolle për Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, sidomos sa u përket trajnimeve për luftën ndaj veprave penale të pastrimit të parave dhe për rikuperimin e aseteve të krimit.

Policia e Shtetit ka qenë një ndër përfitueset e projektit të drejtuar nga ekspertët spanjolle për “luftën kundër krimit të organizuar përmes hetimit financiar. Pala spanjolle ka drejtuar punën edhe për hartimin e një manuali për zbulimin e pastrimit të parave dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

Ministri Balla ka vlerësuar operacionet e përbashkëta të zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Spanjolle, në këtë kuadër edhe operacionin “Anti-skifter”, i cili ka shënuar rezultate mjaft të mira.

Balla kërkoi që bashkëpunimi mes dy agjencive të rritet e thellohet më tej, duke ngritur grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e aktiviteteve kriminale, në bashkëpunim edhe me INTERPOL dhe EUROPOL.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i derisotëm dhe rezultatet e arritura e gjithashtu u ra dakord për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, sidomos në rastet e hetimeve të përbashkëta, për shkëmbimin e të dhënave kriminale për persona apo dosje të ndryshme, për zhvillimin e takimeve dypalëshe në raste operacionesh specifike si dhe ato në fushën e narkotikëve, krimeve ekonomike e financiare dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë takimit, Ministri Balla ka falënderuar për asistencën e ekspertëve spanjoll në kuadër të projektit (EU4FOCAL), të implementuar nga Agjencia Spanjolle FIIAPP, e mbështetur nga Guardia di Finanza e Italisë dhe Policia Kombëtare e Hollandës, projekt i cili mbyllet në maj të këtij viti. Një ndër qëllimet specifike të këtij projekti ishte lufta kundër krimit të organizuar përmes hetimit financiar, të mbështetur në metoda inteligjente dhe proaktive. Ekspertët spanjoll kanë kontribuar edhe për Institutin e Qenve të Policisë, ku janë stërvitur kafshë për identifikimin e gjurmimin e parasë ‘cash’.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

7 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

7 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

7 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

7 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

7 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

7 hours ago

This website uses cookies.