Balla takon Ambasadorin Vos: Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar …

Balla takon Ambasadorin Vos Bashkepunim ne luften kunder krimit te
Balla takon Ambasadorin Vos: Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.
Ministri Balla bën me dije se kryefjalë e këtij takimi ka qenë bashkëpunimi shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar dhe mundësitë për marrjen e ekspertizës në fushën e sigurisë publike.
“Mirëprita në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos. Bashkëpunim shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.