Balla takon Ambasarorin e Arabisë Saudite: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë publike

balla 6
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar këtë të premte (6 tetor) me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite me të cilin ka biseduar mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Balla deklaroi se mes dy vendeve do të rritet bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike.
“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.