Categories: AktualitetLajme

Balla takon homologun Piantedosi: Eksperienca italiane për menaxhimin e pronave të konfiskuara

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një vizite zyrtare në Itali është pritur nga homologu i tij, Matteo Piantedosi.

Në bazë të një njoftimi, mësohet se të dy homologët kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin institucional dhe brenda pak ditësh, do mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar te gjitha dakordësinë që janë arritur mes dy ministrive.

Modeli i mirë-menaxhimit të pronave të konfiskuara me burim kriminal që po aplikon shteti italian, do të ndiqet edhe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Kjo është dakordësuar gjatë takimit që u zhvillua sot në Romë, mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut italian.

“Pjesë e diskutimit ka qenë edhe qasja e re, sa i përket Agjencisë së trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara. Italia ka një eksperiencë të vyer sa i përket trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht pronave që kanë qenë dikur në pronësi të grupeve kriminale apo të mafies italiane. Në këtë aspekt kemi dakordësuar me ministrin Piantedosi që eksperiencën italiane të mund ta përdorim edhe në mënyrën sesi do t’i qasemi pronave që po sekuestrohen dhe konfiskohen nga grupet kriminale apo nga veprimtari të tjera korruptive”, deklaroi ministri Balla.

Dy ministrat e Brendshëm kanë dakordësuar gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policive.

“Brenda pak ditësh do të mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar gjithçka kemi dakordësuar midis dy ministrave sot, të cilat do t’i përmblidhja në fushën e luftës kundër krimit të organizuar; kemi zhvilluar së bashku me policinë italiane 14 operacione të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, kryesisht në goditjen e grupeve kriminale dhe rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të trafikut të lëndëve narkotike. Kemi operacione të përbashkëta jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, por kemi pasur një operacion të rëndësishëm, edhe në vende të tjera ku për Policinë e Shtetit shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese, është më e vështirë për të mbërritur”, shtoi Balla. 

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm shqiptar kërkoi anëtarësimin me status të asociuar ose si vëzhgues, të Policisë Rrugore Shqiptare në Shoqatën e Policive Rrugore Europiane, për të përfituar nga përvoja e tyre.

I shoqëruar edhe nga drejtuesit e Policive bregdetare të Durrësit dhe Vlorës, Balla tha se synimi është rritja e sigurisë në brigjet tona, në luftën kundër trafiqeve, por edhe për të garantuar që çdo pushues t’i bëjë pushimet i qetë dhe pa u shqetësuar nga keqpërdorimi i mjeteve ujore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

15 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

15 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

15 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

15 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

15 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

15 hours ago

This website uses cookies.