Aktualitet

Balla: Të miratojmë propozimet për rritjen e sigurisë në perimetrin e shkollave

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot nga foltorja e Kuvendit, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar humbi jetën.Balla tha se, “natyrisht humbja e një jete të një nxënësi, një djali të ri, një futbollist i shkëlqyer na ka prekur të gjithëve dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Cani”.

“Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe kjo përgjegjësi bëhet më e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debatin politik të ditës. Kanë 30 vjet që ngjarje të rënda, ti nuk kishe lindur, kur këto ngjarje përdoreshin gjithmonë dhe nuk ke faj ti. Kjo është politika që është kultivuar gjithë këto vite, kur vaji, kur dhimbja, kur vdekja përdoret për politikë”, iu drejtua Balla deputetes Zhupa.

Balla foli edhe Paketën e Sigurisë në Shkolla.

“Unë mendoj që secili prej nesh ka përgjegjësinë vetë për modelin që japim. Kërkuat këtu përgjegjësi për zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla. Po unë e kam pasur, e kam bindje që na duhet një qasje krejtësisht tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, sa i përket luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike, sa i përket luftës kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale, sepse e dashur kolege, të gjithë e dimë që sot kemi nevojë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, për të kaluar ato propozime që janë depozituar prej kohësh sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla. Na duhet t’i ndëshkojmë maksimalisht të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor rreth shkollave. Na duhet të dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj gjithkujt që shet, shpërndan lëndën narkotike pranë shkollave”, tha Balla.

“Ju keni qenë këtu kur kisha detyrën të raportoja përpara jush për numrin e madh të personave të arrestuar si shpërndarës lëndësh narkotike pranë shkollave dhe ju ishit kundër. Prandaj unë mendoj  që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve. Dhe si anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë e ftoj opozitën të marrë fjalën dhe të thotë po ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike ligjore që duhen ndërmarrë”, tha Balla.

Balla theksoi se PS do të ketë shumicë të cilësuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Ai ftoi opozitën që të kontribuojë në fuqizimin e goditjes së çdolloj forme krimi përgjatë perimetrit të sigurisë në shkolla.

“Nuk e kemi ne, ne do ta kemi shumicë të cilësuar pas këtyre zgjedhjeve, por nëse doni të kontribuoni në fuqizimin e goditjes së çdolloj forme krimi përgjatë perimetrit të sigurisë në shkolla jeni të ftuar që, ne kemi një sërë komisionesh ën Kuvend, tek Komisioni i Ligjeve me znj. Bushka, dhe të marrim shkas nga kjo ngjarje për t’i ashpërsuar të gjithë dënimet penale që lidhen me një qasje të re të një garantimi të sigurisë në shkolla”, tha Balla.

Balla kërkoi nga opozita që ta lërë familjen Cani që ta përballojë këtë situatë të vështirë dhe të mos bëjë politikë me vdekjen.

“Kam një thirrje miqësore. Ndoshta nuk e kuptoni se çfarë po bëni. Ke bërë përpara pak minutash një krahasim që nuk i shkon asnjë shqiptari. Ke thënë këtu që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën. Po turp nuk keni? Po nuk ka asnjë të krahasuar. Po si s’keni pikë turpi që krahasoni ato mijëra vrasje, ato mijëra përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra të Kosovës tonë janë përdhunuar nga serbët dhe ju vini pa pikë turpi këtu dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia në Kosovë”, tha Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

7 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

7 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

7 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

7 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

7 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

7 hours ago

This website uses cookies.