Categories: LajmePolitikë

Balla vizitë zyrtare në Britani, takim me Ministrin për Emigracionin, Robert Jenrick

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (duke u përqendruar kryesisht te lufta kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm), rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi. 

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi intensiv.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri i Brendshëm shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

12 minutes ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

43 minutes ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

47 minutes ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

51 minutes ago

Kolektori në qendër të Shkodrës – Punohet me ritme të shtuara, synohet përfundimi i investimit sa më parë

Ndërhyrja e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës - Kanalizime në kolektorin në qendër të qytetit të…

58 minutes ago

“Globalizmi po sfidon gjuhën shqipe” / Mesazhe të rëndësishme në aktivitetin për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Çdo vit, më 21 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.  Ajo u shpall e…

1 hour ago

This website uses cookies.