Lajme

Balla zbulon muajin kur do të mbahen zgjedhjet: Fitore si asnjëherë tjetër

Taulant Balla i cili deri në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste ishte drejtues i Qarkut Fier, sot ka zbuluar nga ky qark, muajin se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, Balla bën të ditur se zgjedhjet e 2025-s do të mbahen në muajin maj ndërsa  shfaqet përkrah Belinda Ballukut, e cila në Asamblenë e Partisë Socialiste u zgjodh drejtuese politike e Qarkut Fier dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Nga  Fieri për një fitore si asnjëherë tjetër, në maj të vitit të ardhshëm”, shprehet Balla. Ndërsa Balluku e pyet nëse zgjedhjet janë vërtet në maj?Nga ana e tij, Balla e konfirmon një gjë të tillë ndërsa Balluku i kthehet duke u shprehur se “e bëre lajmin domethënë”.

Balla e la të kuptohet edhe dy ditë më parë në seancën e së enjtes në Kuvend, kur në cilësinë e ministrit të Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, u shpreh se qeveria ku ai bën pjesë do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me gjasë, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 Maj.

Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ua kemi borxh qytetarëve. Në 4 Maj apo 11 Maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.

Megjithatë, do të jetë presidenti i Republikës, Bajram Begaj ai i cili do të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pas propozimit të qeverisë.

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit do të përcaktohet zyrtarisht edhe periudha e fushatës elektorale, ku partitë do të paraqesin programet e tyre për garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

1 hour ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.