Ballkani, çfarë ecurie në EuropëBallkani i Ilir Dajës vazhdon të bëjë hapa për…
Ballkani, çfarë ecurie në Europë
Ballkani i Ilir Dajës vazhdon të bëjë hapa përpara në Ligën e Konferencës. Pasi ka eleminuar Larne e Irlandës së Veriut, që e mundi dy herë 3-0 dhe 4-1, tanimë do të përballet me një tjetër kundërshtar të lehtë. Bëhet fjalë për skuadrën nga Gjibraltari, Linkoln Red Ibs.
Ndeshja e parë të enjten e 10 gushtit në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe e kthimit një javë më vonë në ora 18:00 në “Viktoria Stadium” të Gjibraltarit.
Në ndeshjen e kthimit Ballkani fitoi me irlandezo-veriorët 4-1 kjo falë dygolëshit të Gripshit në të 27’ dhe në të 36’, Rrahmanit në të 46’ dhe Kryeziut në të 66’. Edhe sezonin e kaluar Ballkani ishte në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë dhe këtë sezon. E në fakt, kjo skuadër është në rrugë të mbarë.