Ballkani drejt drejt bursës së përbashkët të energjisë
Maqedonia e Veriut, Greqia, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkimin e tregjeve të tyre të energjisë elektrike, si pjesë e një procesi që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit.
Bashkimi në një treg të vetëm të energjisë elektrike do të sjellë një epokë të re të bashkëpunimit energjetik, vlerësojnë aktorët e arritjes së tij duke kujtuar përparësitë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë. Sipas tyre efektet pritet të prekin përmirësimin e sigurisë energjetike, integrimin e burimeve të reja të energjisë dhe sigurimit të çmimeve më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët.
Nga Athina ku u bë nënshkrimi i memorandumit, doli në pah dhe procesi në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit po punojnë tërësisht dhe pa rezerva për të arritur të jenë pjesë e një tregu të vetëm evropian të energjisë elektrike me qëllim përfundimtar realizimin e tij si një mjet i fuqishëm për përmirësimin e likuiditetit të tregut, sigurimin e stabilitetit të rrjetit, integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, rritjen e transparencës dhe konkurrencës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se bursa të energjisë së vendeve të Ballkanit janë pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi.
Mes tyre përmendet Shqipëria si vendi i parë që ka ngritur këtë bursë, ndërsa për një bashkëpunim të tillë përfshirja e një vendi anëtar të BE-së si Greqia, edhe pse nuk e njohin ende Kosovën që ishte gjithashtu pjesë e mirëkuptimit për të qenë pjesë.