Ballkani, ëndrra shuhet në Zagreb

Ballkani

Ballkani

Të enjten në mbrëmje, në Stadiumin e famshëm “Maksimir” në kryeqytetin e Kroacisë, Ballkani është përballur me Dinamon e Zagrebit, në një ndeshje vendimtare sa i përket kualifikimit për në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Pjesa e parë e sfidës ka parë skuadrën vendase ta mbizotërojë lojën, por “kampionia e Kosovës”, e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka dëshmuar disiplinë në fazën mbrojtëse, duke bërë që këto 45 minuta të mbyllen me rrjeta të paprekura.

 Ato të dytat kanë qenë më të mira për skuadrën e Dajës në 24 minutat e para, por më pas, në mënyrë të pashpjegueshme, Ballkani është shpërbërë, duke pësuar 3 herë brenda një kohe të shkurtër. Në minutën e 70-të, Dino Periç e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, pasi shënoi me kokë pas harkimit nga këndi.

Vetëm pak minuta më pas, skuadra kroate ka shënuar edhe golin e dytë.

Skuadra e Dinamos ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Ballkanit në minutën e 77-të, teksa sulmuesi Bruno Pektoviç realizoi nga pika e bardhë, pas 11-metërshit të shkaktuar nga Lumbardh Dellova. Mbyllet kështu 3-0 kjo sfidë dhe Dinamo e Zagrebit i bashkohet Viktoria e Plzenjit në dy skuadrat e kualifikuar në Grupin C të Ligës së Konferencës, aty ku Ballkani e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë, po aq sa ka edhe Astana e vendit të 3-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.