Ballkani gjen kualifikimin në transfertë

Ballkani nuk zhgënjen duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Koferencës. Kampionët e Kosovës, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në shtëpi, arritën të triumfojnë me rezultatin 2-0 në Maltë përballë vendasve të Hamrun.

Në stadiumin “Tony Bezzina”, Ballkani krijoi që nga minutat e para, por sfida u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 64-ët, Hamidi shfrytëzoi një gabim të portieri vendas dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Për të “blinduar” kualifikimin mendoi Karrica, i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 76-të. Për një vend në play-off, Ballkani do të përballet me Larne(Irlanda e Veriut). Ndeshja e parë luhet më 8 gusht, ndërsa ajo e kthimi më 15 gusht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.