Ballkani heroik, mposht Dinamon e Zagrebit në “Fadil Vokrri”

36c4a64d52cf4425999f221b681c41ed

36c4a64d52cf4425999f221b681c41ed

Ishte mundur në takimin e parë me një gol të vetëm, e për më tepër në fushë të huaj përballë Viktorias së Plzenjit, por skuadra e Ballkanit ka treguar karakter të enjten në mbrëmje, duka marrë një fitore të vështirë, por të merituar, 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit. Skuadra e trajnerit Ilir Daja e ka qenë më ambicioze në pjesën e parë, duke e gjetur golin në fundin e saj me anë të Kryeziut.

Ballkani nuk i dali sulmet as në pjesën e dytë, duke e kërkuar edhe golin e dytë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit. Këtë skuadra e Dajës e arriti në minutën e 84-t, kur sulmuesi algjerian, Ualid Hamidi, që u fut në lojë në minutën e 65-të në vend të Albin Berishës, shënoi golin e qetësisë dhe 3 pikëve. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Dinamos dhe pasi mori topin, u fut në zonë dhe nga afër mposhti për herën e dytë portierin Ivan Nevistiç.

Në takimin tjetër të grupit, Viktorias së Plzenjit fitoi me rezultatin 2-1 në fushën e Astanës, duke marrë kreun e renditjes së grupit C me pikë të plota, 6, 3 më shumë sesa Ballkani dhe Dinamo e Zagrebit. Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, Ballkani e luan më 26 tetor, kur pret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë skuadrën e Astanës, që ka dy humbje në po aq ndeshje të luajtura në grup.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.