daja
Humbja ndaj Viktoria Plzen në ndeshjen e parë të grupeve të Conference League, duhet të harrohet shpejt te skuadra e Ballkanit. Ditën e enjte, duke filluar nga ora 18:45, në stadiumin Fadil Vokrri, kampionët e Kosovës do të luajnë ndaj Dinamos së Zagrebit. Një përballje e vështirë duke parë emrin që ka kundërshtari. Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp foli për nivelin e kundërshtarit dhe vështirësinë e kësaj përballjeje. “Sigurisht që të gjithë e dimë se çfarë ekipi me vlera do të kemi përballë. Mendoj se duhet që të japim maksimumin tonë që të paraqitemi në nivelin që kërkon konteksti ku do do të luajmë”, tha Daja.
Trajneri Ilir Daja foli gjithashtu për gjendjen e skuadrës, dhe shanset që ekipi i tij të kalojë grupin me kundërshtarë si Astana, Dinamo Zagreb dhe Viktoria Plzen. “Ne do të bëjmë maksimumin për të ecur sa më shumë në këtë kompeticion. Ekseprienca bën diferencën në të tilla kompeticione dhe për këtë motiv them se disa skuadra janë më të favorizuara se të tjerat. Por në përfundim dua të nënvizoj se do të bëjmë maksimumin tonë për të gëzuar tifozët”, theksoi tekniku i Ballkanit.
Më shumë sesa një mënyrë për të siguruar jetesën është një sport të cilin ata…
Shkodra feston prej 30 vitesh mes lulesh e këngësh ardhjen e pranverës. 6 Maji është kthyer tashme në një festë tradicionale.…
Kursi i arteve dhe zejeve, nën drejtimin e mësueses Stela Toska, ka sjellë një risi…
Çdo vit e më tepër Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër po tërheq vëmendjen…
Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në suksesin e Interit përballë Veronës në fundjavë, pasi shënoi…
Pas titullit të fituar me Juventusin dhe pas atij me Interin, nëse do të fitonte…
This website uses cookies.