Ballkani ndaj Plzen
Ditën e enjte në orën 18:45, Ballakni do të luajë ndaj Plzen ndeshjen e pestë të grupeve të Conference League në staidumin Kombëtar në Tiranë. Pavarësisht se klubi suharekas nuk do të luajë në Prishtinë, drejtuesit kërkojnë përkrahjen e tifozërisë për të synuar fitoren, gjë që mund t’i dhurojë kualifikimin për në fazën me eleminim direkt. Ndeshja në Tiranë merr një tjetër kuptim, me Ballkanin që nga ana tjetër luan edhe për rekorde. Në edicionin e shkuar, ekipi suharekas nuk mundi të shkonte përtej kuotës së katër pikëve në grup, por, këtë vit “oreksi” është shtuar. Ballkani renditet në vendin e tretë në Grupin C në kuotën e katër pikëve dhe do të tentojë të thyejë rekordin sa i përket koleksionimit të pikëve në grupet e Conference League. Aktualisht Plzen ka kaluar në raundin tjetër, cekët kryesojnë grupin në kuotën e 12 pikëve. Ky është sezoni i tretë i Ilir Dajës në pankiën e Ballkanit, me 95 ndeshje të drejtuara ku ka koleksonuar 61 fitore, 19 barazime e 15 humbje në ndeshjet zyrtare.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.