Categories: AktualitetLajme

Balluku: Arsimi profesional do përgatisë kapitalin njerëz që i duhet tregut

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka theksuar se fokusi i qeverisë gjatë 2024 është pikërisht rritja e kapitalit njerëzor duke iu përshtatur nevojave të tregut. Duke folur gjatë Konferencës Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Balluku  tha se Turizmit, bujqësia, teknologjia dhe aviacioni janë disa nga fushat që kanë më shumë nevojë për staf të kualifikuar dhe se këtu po fokusohen edhe burimet e qeverisë për të krijuar shkolla profesionale.

“Vendi ynë ka arritur një maturi të tregut ekonomik, ku shumë fusha duan të punësojnë të rinj dhe të reja të shkollave profesionale, që nga turizmi, bujqësia etj. Një treg që vjen vetëm në rrije është edhe ai i aviacionit. Kemi një aeroport ndërkombëtar në Tiranë, një në Kukës dhe një që po ndërtohet në Vlorë. Teknologjia dhe informacioni po zhvillohet gjithashtu në mënyrë konstante e të konsoliduar. Qeveri vitin 2024 ka prioritet rritjen e kapaciteteve njerëzore. Tregu ka kërkesë por mungojnë personat e profilizuar. Shumë kompani e kanë shumë më të lehtë të marrin studentë që kanë dalë nga shkollat profesionale për ta integruar menjëherë në punë se sa persona që kanë mbaruar gjimnazin e përgjithshëm. Në buxhetin e shtetit i është kushtuar arsimit profesional, ku nga viti 2015 ku ishin dedikuar 12.2 milionë lekë në vitin 2024 janë dedikuar 33 milionë lekë për arsimin profesional. Fokusi ynë është në arsimin profesional dhe në akomodimin e studentëve të arsimit profesional. Shkollat profesionale do të kenë një konvikt, sot kemi nisur një proces të gjerë për të identifikuar të gjithë infrastrukturën e arsimit profesional që të mund të krijojmë kushtet e duhura për këta fëmijë që do zgjedhin arsimin profesional”, tha Balluku.

Balluku foli edhe për ngritjen e një akademia profesionale në Vlorë për të rinjtë që duan të fokusohen tek aviacioni.

“Vetëm para pak javësh kam takuar një nga akademitë më prestigjioze të Anglisë përsa i përket aviacionit, përgatitjes së trupës e cila shërben në aviacion duke nisur nga shërbimet e ground-it, që quajmë ne edhe deri tek stiuardët dhe stjuardesat. Ka zgjedhur Shqipërinë, në një bashkëpunim me ICAO, Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, pasi e shikojnë si një treg të konsoliduar në rritje. Kanë zgjedhur që në Shqipëri, bashkë me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, të ngrenë një nga akademitë më të rëndësishme europiane e cila do të financohet nga ICAO me 1 euro për pasagjer. Një euro për pasagjer, gjatë vitit ju e kuptoni që vetëm me vizitorët e turizmit flitet për mbi 14 milionë euro të cilat do të jenë në dispozicion të kësaj akademie që do të vendoset në Vlorë. Kemi zgjedhur Vlorën pasi aty do të zhvillohet poli më i ri i aviacionit. Kemi zgjedhur Vlorën edhe me parashikimin për të pasur një shkollë profesionale, një akademi profesionale të aviacionit, ku do të akomodohen dhe të gjithë simulatorët, pasi ashtu punohet derisa ti arrijnë që të depërtosh brenda në një aeroport, për shkak të kushteve të sigurisë, dhe tek konvikti që duhet të jetë për këta nxënës dhe studentë. Kështu mund ti referohemi shumë praktikave të reja dhe të mira të cilat ne po ngremë të gjithë së bashku me një vëmendje të përqendruar pikërisht në këtë fushë kaq të rëndësishme të arsimit profesional”, tha ministrja.

Në të gjithë vendin janë 30 shkolla profesionale, ku Balluku tha se “falë këtyre do të mund të rijetëzojnë zonat rurale”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rekord i ri, 40 mijë tifozë në ndeshjen e UEFA Youth League

Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…

11 hours ago

Sulmohen postat elektronike të disa prokurorëve, SPAK nis hetimin: Sistemi mbetet i pacenuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…

11 hours ago

Hap i rëndësishëm në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit/ Shqipëria anëtarësohet në ICAO PKD

Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…

11 hours ago

Programi i Zhvillimit Profesional, Manastirliu: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike

Ka nisur faza e dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga…

11 hours ago

Beci: Partia ime politike është Shkodra – Kryebashkiaku i Shkodrës i përgjigjet Berishës nga kantieret e punës.

Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka…

12 hours ago

Brdaric: Ishte një ndeshje e fortë – Daja: “Në Kupë nuk lejohen gabimet se eliminohesh. Do të provojmë në ndeshjen e kthimit”

Barazimi i arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe…

13 hours ago