Categories: LajmePolitikë

Balluku: Dixhitalizojmë procesin e prokurimeve publike, përdorim inteligjencën artificiale

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të qeverisë u kalua një prej projektligjeve më të rëndësishme, që sipas saj do afektojë procedurën e prokurimeve në Shqipëri.

Balluku u shpreh se një prej risive që vjen nga ky pr.ligj është dixhitalizimi i procesit të prokurimeve.

Sipas ministres, kryerja e disa proceseve të prokurimit publik, me sisteme elektronike të certifikuara do ulë ndikimin e faktorit njerëzor në proceset e prokurimeve dhe do automatizojë këtë proces.

Një prej pr.ligjeve më të rëndësishme që do afektojë gjithë procedurën e  prokurimeve në vendin tonë dhe ka për qëllim të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri duke e përafruar atë me kuadrin ligjor të prokurimit të Bashkimit Evropian dhe dukje adresuar gjetjet që kanë dalë gjatë procesit të screening në Bruksel.

Risitë: Synon dixhitalizimin e procesit të prokurimeve. Duke pasur parasysh se qeveria ka dixhitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve që ne ofrojmë nga institucionet e administratës. Nga ana tjetër dhe përqasja jonë për dixhitalizimin do prekë dhe sektorin e prokurimeve.

Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit si dhe zhvillimin dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuar dixhitale dhe inteligjencën artificiale.

Nga ana tjetër kryerja e disa proceseve të prokurimit publik, me sisteme elektronike të certifikuara duke ulur ndikimin e faktorit njerëzor në proceset e prokurimeve dhe duke automatizuar këtë proces”, tha Balluku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet java e 26-të e “Abissnet Superiore”

Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e javës së 26-të të kampionatit…

9 minutes ago

Punimet në Rrugën e Komanit, Rama: Do i jap një hov të ri turizmit

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të…

15 minutes ago

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pritet të mbërrijë në vendin…

18 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 26 parti dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar

Dy ditë para përfundimit të afatit, 26 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të…

19 minutes ago

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

This website uses cookies.