Balluku: Mjetet borëpastruese në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa

Vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, kryesisht në zonat malore.
Për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme, zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën me dije se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren.
Balluku ka ndarë një video në rrjetet sociale nga aksi Tamarë-Vermosh, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.
Një thirrje për drejtuesit e automjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, shkruan Balluku.