Lajme

Balluku: Rikthehet energjia në rreth 81% të konsumatorëve të prekur

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

Sipas ministres janë zgjidhur plotësisht problemet e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.

Vijon të ketë problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Përrenjasit vazhdon të jetë jashtë pune”, nënvizon më tej Balluku.

Në raport me gjendjen e mëngjesit të sotëm ka një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket eliminimit të avarive në shkallë vendi, duke bërë të mundur riparimin e 90% të defekteve në fidera dhe rikthimin e energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur”, shkruan Balluku.

Ditën e nesërme është parashikuar mot më i qëndrueshëm, me më pak erë dhe reshje, por temperaturat pritet të ulen më tej.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

13 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

19 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

23 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

26 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

31 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

34 minutes ago

This website uses cookies.