Categories: LajmePolitikë

Balluku: Rinasi do të zhvillojë fluturime transoqeanike, aeroporti i Vlorës përfundon këtë dhjetor

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha në Kuvend se shumë shpejt në Rinas do të mundësohen fluturimet transoqeanike pa pasur nevojë për tranzit, ku shqiptarët do nisen nga Tirana direkt drejt SHBA-së.

Balluku tha se pikërisht kjo gjë ka bërë që në Rinas të synohet zgjatja e pistës nga 2.8 në 3.2 km si dhe janë krijuar dy vendqëndrime në aeroport pikërisht për të pritur avionët transoqeanikë.

Kjo, tha Balluku, lind di nevojë e zgjerimit të aeroporti civile në vend, ku shumë shpejt Shqipëria do të ketë 4 aeroporte për të përballuar fluksin.

Balluku foli edhe për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës punimet e të cilit pritet të përfundojnë në fund të dhjetorit 2024 dhe më pas të punohet për certifikimin e tij.

“  Duke nisur nga Rinasit përmes një rinegocionimi të kontratës koncesionare kemi bërë investime të reja, sot  aeroporti është 3-fishuar për të përballuar të gjithë fluksin, këto investim shkuan edhe në pistën e aeroportit ku nga rreth 2.8 km e gatë të shkojë në 3.2 km që të akomodojë të gjitha fluturimet transoqeanike. Krijimi 9 vendqëndrimet të reja, ku dy prej të cilave janë për të përballuar avionët transoqeanik shpesh vullnetin e qeveris për të pasur një nivel tjetër operimi, që nuk do të jetë më e nevojshëm për shqiptarë që ti drejtohet pikave të tjera drejt fluturime transoqeanike si SHBA ku kemi dhe diasporën më të madhe do e bëjnë direk nga Rinasi.  Aeroporti i Vlorës pritet të jetë një nga aeroportit më të madh në rajon jo vetëm për pasagjerët por edhe cargo dhe parashikojmë që në fund të dhjetorit 2024 të dorëzohet dhe më pas të vijojmë me licencimin e këtij aeroporti dhe në pranverën e 2025 të kemi ulje ngritje e para. Duhet që brenda muajt maj duhet të hapim garën për një aeroport të 4 në jug. Aeroporti Gjirokastër do jetë edhe i Sarandës që tashmë e mbështesim dhe me një infrastrukturë rrugore vetëm për 35 minuta”, tha Balluku.

Zv.kryeministrja shtoi se pikërisht ky zgjerim në fushën e aviacionit ka lindur dhe nevoja e disa ndryshimeve në shërbimet e lundrimit ajror “Albcontrol”.

“ Kjo është dhe arsyeja pse kërkojmë disa ndryshime në AlbControll se ka të bëje me zhvillimin zgjerues që kemi pasur që nga 2019. Numri totali fluturimeve pritet të rritet në 2024 me 10 % krahasuar me 2023. Të gjitha këto na vënë para një detyre që navigimi ajror duhet t’i përgjigjet kërkesës që vijnë nga aeroportet dhe kompanitë e fluturimit”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

1 hour ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

1 hour ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

1 hour ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

1 hour ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

1 hour ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

1 hour ago