Balotelli në Argjentinë, Aguero ia propozon presidentit të Boca Juniors
Mario Balotelli mund të ndryshojë sërish skuadër në fund të sezonit, por këtë herë drejt një destinacioni më tërheqës. Sulmuesi nga Brescia ka përfunduar në fokusin e Boca Juniors edhe falë mbështetjes së ish-shokut të skuadrës, Sergio Aguero i cili kontaktoi drejtpërdrejt numrin një të klubit argjentinas Juan Roman Riquelme gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch.
Të dy po ndiqnin së bashku ditën e fundit të Premier League kur ish-lojtari i Interit dhe Milanit i bëri Kun një pyetje: “A mendoni se Argjentina i përshtatet mënyrës sime për të luajtur futboll?” Ish-sulmuesi i Atletico Madridit nuk u mendua dy herë dhe kontaktoi drejtpërdrejt me Riquelme, duke “sponsorizuar” mikun e tij: “Unë jam me Mario Balotellin, ai dëshiron të luajë me Boca, do të jetë i lirë në qershor, është i yti!”.
Tani për tani duket thjesht një shaka, megjithatë kontrata e Balotellit me Adana Demirspor po skadon, prandaj nuk përjashtohet mundësia që të shihet SuperMario me fanellën e veshur në të kaluarën nga Diego Armando Maradona, Martin Palermo dhe Daniele De Rossi.