“Baltë dhe dashuri” – Artistja Kosovare Muji vjen në Shkodër me një ekspozitë personale
“Baltë dhe dashuri”, titullohej ekspozita personale e artistes Kosovare Muji, hapur në Shkodër këtë fundjavë.
Ekspozita tërhoqi interesin e mjaft artëdashësve shkodranë, të cilët vlerësuan talentin e Mujit.
Në këtë event u prezantuan veprat më të fundit të artististes Muji duke reflektuar ne udhëtimet dhe frymëzimet e saj.
Kjo ekspozitë është një festë e gjallë, e mbushur me art që nxit biseda dhe lidhje, thekson artistja.
Ndërsa kurator I ekspozitës “ Baltë dhe dashuri” ishte artisti nga kosova, Anton Krasniqi
Kjo është ekspozita e dytë e Kosovare Mujit pas asaj pak kohë më parë në vendlindjen e saj në Gjilan.
Muji kishte zgjedhur Shkodrën për të hapur këtë ekspozitë pasi e cilëson si një prej qyteteve më artëdashëse.