Bamir Topi: Marrëveshja Berisha-Rama në 2008-n erdhi pas tragjedisë së Gërdecit, dëmtoi themelet e shtetit

Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha “Harku Euro-Atlantik”, ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një deklaratë të fortë sipas të cilit, marrëveshja e vitit 2008 mes Berishës dhe Ramës erdhi menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit.

Sipas Topit, ajo marrëveshje dëmtoi rëndë themelet e shtetit, të parashikuar në Kushtetutën e vitit 1998.  

Një tryezë e tillë është detyrim qytetar pasi zgjedhjet vërtet realizohen si konkurrencë mes partive, çdo zë institucional zë i lirë individual është i rëndësishëm në këtë situatë që po kalon Shqipëria. Dëshiroj që kjo tryezë të jetë tryezë e komunikimit e dialogut. Nuk mund të lë pa përmendur kontekstin historik atë që ndodhi në prillin e vitit 2008.

Kam folur shumë, por duke parë rezultatet e asaj marrëveshjeje që vini ne thelloheshin bënin që zëri im të forcohej. Prilli i vitit 2008 erdhi shumë shpejt pas një ngjarjeje tragjike, e kam fjalën për shpërthimin e Gërdecit. E kujtoj fare mirë një kryeministër në hall, një mazhorancë në hall. Përgjegjësinë dhe uljen e kredibilitetit qoftë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar. Dhe papritur vijnë komunikime të nëndheshëm të një marrëveshjeje të errët okulte që paralajmëroi një shpërthim tjetër. I themeleve të shtetit të parashikuar në kushtetutën e 98”, u shpreh Topi.

Top nënvizoi se ai e ka para paralajmëruar vazhdimisht për pasojat që do kishte kjo marrëveshje për skenën politike shqiptare.

Paralajmërimin e parë e kamë bërë në 15 prillin e vitit 2008 se çfarë do ndodhte. Shumë njerëz e kufizojnë tek roli i kryeministrit unë i ftoj të kthehen. Është marrëveshje shumë komplekse. Fillon me institucionin e zgjedhjeve, vijon me rolin e parlamentit, dëmtimin e fortë të balancave institucionale me dobësimin e rolit të presidentit. Pas 16 vitesh nuk flasim me parashikimin e vitit 2008 por me fakte konkrete. Kemi parti politike, që nuk konsiderohen më parti politike, po kazerma politike. Listat vijnë me firma kryetari. Kemi një parlament që ka ulur ndjeshëm cilësinë e tij. kemi një parlament që ka rënë në thundrën e kryeministrit”, shpjegoi ish-presidenti i vendit, Bamir Topi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.