Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha “Harku Euro-Atlantik”, ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një deklaratë të fortë sipas të cilit, marrëveshja e vitit 2008 mes Berishës dhe Ramës erdhi menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit.
Sipas Topit, ajo marrëveshje dëmtoi rëndë themelet e shtetit, të parashikuar në Kushtetutën e vitit 1998.
“Një tryezë e tillë është detyrim qytetar pasi zgjedhjet vërtet realizohen si konkurrencë mes partive, çdo zë institucional zë i lirë individual është i rëndësishëm në këtë situatë që po kalon Shqipëria. Dëshiroj që kjo tryezë të jetë tryezë e komunikimit e dialogut. Nuk mund të lë pa përmendur kontekstin historik atë që ndodhi në prillin e vitit 2008.
Kam folur shumë, por duke parë rezultatet e asaj marrëveshjeje që vini ne thelloheshin bënin që zëri im të forcohej. Prilli i vitit 2008 erdhi shumë shpejt pas një ngjarjeje tragjike, e kam fjalën për shpërthimin e Gërdecit. E kujtoj fare mirë një kryeministër në hall, një mazhorancë në hall. Përgjegjësinë dhe uljen e kredibilitetit qoftë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar. Dhe papritur vijnë komunikime të nëndheshëm të një marrëveshjeje të errët okulte që paralajmëroi një shpërthim tjetër. I themeleve të shtetit të parashikuar në kushtetutën e 98”, u shpreh Topi.
Top nënvizoi se ai e ka para paralajmëruar vazhdimisht për pasojat që do kishte kjo marrëveshje për skenën politike shqiptare.
“Paralajmërimin e parë e kamë bërë në 15 prillin e vitit 2008 se çfarë do ndodhte. Shumë njerëz e kufizojnë tek roli i kryeministrit unë i ftoj të kthehen. Është marrëveshje shumë komplekse. Fillon me institucionin e zgjedhjeve, vijon me rolin e parlamentit, dëmtimin e fortë të balancave institucionale me dobësimin e rolit të presidentit. Pas 16 vitesh nuk flasim me parashikimin e vitit 2008 por me fakte konkrete. Kemi parti politike, që nuk konsiderohen më parti politike, po kazerma politike. Listat vijnë me firma kryetari. Kemi një parlament që ka ulur ndjeshëm cilësinë e tij. kemi një parlament që ka rënë në thundrën e kryeministrit”, shpjegoi ish-presidenti i vendit, Bamir Topi.
Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka thënë se Kilian…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…
Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…
Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…
This website uses cookies.